“E neveritshme!”/ Qytetarja kap çiftin duke kryer marrëdhënie në avion, mes pasagjerëve edhe fëmijë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fluturim të British Airways për në Dublin, ku një çift u kap duke bërë seks para pasagjerëve.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale të martën e kaluar nga Londra Heathrow në Dublin, tregojnë një grua duke prekur një burrë nën një rrobë, për të mos u kuptuar nga pasagjerët. Pasagjerët që ishin dëshmitarë të kësaj situate, pohuan se çifti ishte i papërmbajtur dhe vazhdimisht kryente seks gjatë fluturimit.

Farrah, 26 vjeç, ishte në fluturim me nënën dhe vëllanë e saj dhe filmoi çiftin, raporton Daily Mail.

“U ktheva për të parë vëllanë tim dhe më pas pashë një lloj lëvizjeje intensive në sediljet përballë. Ishte flagrante. Bëhej vazhdimisht, për 15 deri në 20 minuta. Ishte thjesht e neveritshme të jem i sinqertë”, është shprehur ajo.