Momente agonie kanë përjetuar 367 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit të Japan Airlines menjëherë pas përplasjes së tij, gjatë uljes, me avionin e rojes bregdetare dhe zjarrit të madh që shpërtheu.
Momente paniku përjetuan pasagjerët, përfshirë tetë fëmijë që përpiqeshin të evakuoeshin nga avioni i djegur përpara se mjeti të shkatërrohej plotësisht. Në fund, sipas qeverisë japoneze dhe Japan Airlines, të gjithë 379 personat arritën të evakuoheshin në kohë, duke ndjekur udhëzimet e nevojshme. Ndërkohë, në konferencën e saj, Shërbimi Zjarrfikës i Tokios raportoi se 17 persona (pasagjerë dhe persona të ekuipazhit) janë lënduar.
Videot e mëposhtme tregojnë se si pasagjerët dhe ekuipazhi u shpëtuan përmes platformës rrëshqitëse speciale të fryrë