Romeo e pyeti nëse ka frikë që bashkëshorti mund ta tradhtojë, Françeska fik mikrofonin: E kam lënë me… Banorët shpërthejnë në të qeshura/ Aktori: Sa budallaqe!

Pas përfundimit të primet, Françeska Murati është vënë përballë një pyetje pikante nga Romeo Veshaj në “Big Brother VIP”.

“Ke merak për Egysin jashtë tani?”, duke nënkuptuar se mos modelja ka frikë që bashkëshorti do ta tradhtojë me ndonjë femër tjetër sepse kanë kaluar disa muaj që ajo është futur në shtëpi.

Duke hezituar që të përgjigjet, modelja ka fikur mikrofonin që mos të dëgjohet dhe tha: “Ka shoqen e tij më të mirë dorinën”.

“Sa budallaqe”, u shpreh Romeo, ndërsa Julian Deda shtoi: “Mirë se e paske lënë në duar të sigurta”.


Përgjigjia e sinqertë e Françeskës bëri që ajo së bashku me të gjithë konkurrentët të shpërthejnë në të qeshura.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Do të bëj një pyetje po do më kthesh një përgjigje të sinqertë

Françeska: Po

Romeo: Ke merak për Egysin jashtë tani?

Françeska: Për çfarë që ai po çmendet pa mua? Patjetër

Juli: Ai mund të mos jetë pa ty, por a po çmendet?

Banorët shpërthejnë në të qeshura

Françeska: Dua të jap përgjigje por do ta fik mikrofonin. Ka shoqen e tij më të mirë dorinën

Romeo: Sa budallaqe (Konkurrentët shpërthejnë në të qeshura)

Juli: Mirë se e paske lënë në duar të sigurta