Alma me fëmijët dyshohet se u hodhën në lumë, e dashura 18-vjeçare e Erdgysit në gjendje të rëndë psikologjike

Alma Arrazi, së bashku me 3 fëmijët e saj mbrëmjen e 2 Majit 2024, dyshohet se janë hedhur nga ura e re e Bunës. Pas takimit me kunatë, 39-vjeçarja me 3 fëmijët përdore i drejtohet fundit të urës, rrugë që të çon në rrugën nacionale Shkodër – Muriqan.

Shkak i ngjarjes dyshohet se ka qenë një lidhje jashtëmartesore e Erdgys Arrazit. Arrazi, i cili kishte lidhje jashtë martesore me një 18 vjecare është arrestuar pasi dyshohet se ishte shkaku që shty Almën drejt vetëvrasjes.


Mësohet se e dashura adoleshente e Erdgys Arrazit nuk është marrë ende në pyetje nga policia për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike në të cilën ndodhet pas ngjarjes tragjike.