E shtrirë në mes të rrugës, momenti pak pas vrasjes së shqiptares nga bashkëshorti në Athinë. Grupi hetimor në vendngjarje

Ky është momenti pak pas ngjarjes makabër në Athinë, ku 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj, u vra nga bashkëshorti i saj me thikë.
Ekspertët e grupit hetimor kanë kryer veprimet e para për të studiuar ngjarjen, që tronditi dy vendet ditën e sotme.

40-vjeçarja u gjet e pajetë me një thikë në bark dhe e mbuluar në gjak këtë mëngjes. Autoritetet greke dyshojnë se autori është burri i saj po shqiptar Eduart Denaj, ku u zbulua se ka pasur shpesh herë dhunë në familje dhe ishin në proces divorci.

Vajza e tyre e mori vesh vdekjen e nënës në mënyrë tronditëse, duke vrapuar drejt saj dhe duke thënë: “Ndoshta është mami im”. Pasi e konfirmojnë me policisë se është nëna e saj, ajo ka marrë një person në telefon (dyshohet vëlllanë e saj), duke i thënë “babi ka vrarë mamin.

Dhuna nisi që në 2013 kur ajo e denoncoi për herë të parë, por duke e dashur, e ka falur shumë herë dhe e ka pranuar sërish në shtëpi. Ata janë prindër të dy fëmijëve 15 dhe 17 vjeç.