Punonjësi i aeroportit heq shkallën, burri rrëzohet nga avioni

Një video tronditëse po bën xhiron e internetit dhe tregon rënien e një njeriu nga avioni.

Incidenti ndodhi në aeroportin e Xhakartës në pistë, pak para se avioni të nisej. Në veçanti, punonjësi i linjës ajrore TransNusa ra nga avioni kur bëri një hap prapa pasi nuk pa që shkalla e imbarkimit ishte hequr.

Në video, dy persona që janë staf tokësor mund të shihen duke lëvizur shkallët. Më pas shfaqet nëpunësi, i cili qëndron pranë derës së avionit dhe shikon në drejtim të kundërt.

Në pak sekonda, ai bën një hap prapa, duke menduar se shkalla është ende në vend dhe bie disa metra në pistë. Punonjësi është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje stabile.

Zyrtarët e aeroportit kanë urdhëruar një hetim për incidentin dhe po përmendin një shkelje të rregullave të sigurisë, pasi shkalla nuk lejohet të hiqet nga avioni ndërsa dera është e hapur.