Aksident tragjik në Greqi, motori përplaset me makinën, humb jetën 22-vjeçari shqiptar

Një aksident me pasojë vdekjen raportohet të ketë ndodhur në Greqi mëngjesin e kësaj të premte. Një motor është përplasur me një makinë dhe si pasojë ka humbur jetën një 22-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende bëhet me dije.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor në Nea Erithrea ku në rrethana ende të paqarta i riu shqiptar teksa ishte duke udhëtuar me motor është përplasur me një makinë me drejtues një 63-vjeçar grek dhe si pasojë ka ndërruar jetë.


Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.