U përplas me një makinë, ndërron jetë në vendngjarje 22-vjeçari shqiptar! Publikohet video e aksidentit tragjik

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 22-vjeçari shqiptar në Greqi, i identifikuar si Angjelo Saliu, i cili teksa lëvizte më një motomjet është përplasur më një makinë.


Aksidenti ka ndodhur pak pas mesnate në rrugën Harilaou Trikoupi në drejtim të Politia.

Në një video të publikuar nga mediat greke, shihet momenti kur motori pas përplasjes bie në sipërfaqen e rrugës, zvarritet për disa metra dhe godet trotuarin.

Pamjet tregojnë shkëndijat që krijohen nga shpejtësia me të cilën motori bie në tokë si dhe helmeta që mbante 22-vjeçari.

Sipas dëshmitarëve okularë, i riu shqiptar, ka rënë me kokë në bordurë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.