Pyetja që bëhet më shpesh, sa e ke rrogën?

Në shoqërinë tonë këtë pyetje nuk e shmangim dot.

Sa e ke rrogën?

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga Linkedin vetëm 16% e pjesëmarrësve pranuan të tregojnë se sa paguhen. Pjesa tjetër preferuan ta mbajnë atë sekret.

Në shumë vende të botës, jo vetëm në Shqipëri, njerëzit përpiqen të shmangin bisedat për paratë që fitojnë. Po përse shumë persona e mbajnë sekret pagën e tyre?

Yahoo Finance shkruan se paratë mbeten një çështje personale. Shumë persona mund të flasin me familjarët e tyre por jo me miqtë në lidhje me të ardhurat që fitojnë.

Disa të tjerë mendojnë se kjo nuk i intereson askujt. Në një vend pune shpeshherë paga midis kolegëve nuk tregohet.

Madje në disa komani kjo është edhe pjesë e rregullave të punës.

Nga bisedat për pagën disa përfundojnë duke u ankuar dhe disa të tjerë duke u mburrur, dhe kjo është e sikletshme për dëgjuesin.

Disa mendojnë se transparenca e pagës i lejon njerëzit të gjykojnë nëse po paguhen në mënyrë të drejtë apo jo në krahasim me kolegët e tjerë.