Edhe acid ta kishte… E pazakontë në Itali! Urinon në kazino, shqiptari shkakton 50 mijë € dëm me sh*urrën e tij!

Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku protagonist është sërish një shqiptar.

Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, mësohet se ka urinuar në një kazino teksa ishte duke luajtur lojëra fati.

Mësohet se 42-vjeçari, pasi humbi në lojë, filloi fillimisht të bërtiste dhe të shkatërronte pajisjet dhe mobiljet dhe më pas urinoi në njërën prej tyre.

“Do t’ua tregoj unë, do t’ju vras. Sapo të dal nga këtu do të bëj të ma paguani duke ju vrarë”, u tha ai agjentëve të pranishëm aty. Për shkak të ngjarjes, policia ka vijuar me procedurat për heqjen e lejes së tij të qëndrimit.