‘Së shpejti në ekranet shqiptare, seriali Luiz Ejlli i Madherishem’

Luiz Ejlli vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjetin social, Instagram, aty ku ndiqet nga më shumë se 620 mijë persona.

Këngëtari publikon shpesh momente nga e përditshmja e tij, por nuk mungojnë as videot humoristike apo përmbledhjet që bëhen nga fan page-t në emrin e tij.

Kështu ka bërë në postimin e tij të fundit, ku një fans i ka krijuar një video humoristike, me momente nga Big Brother, të përshtatura në një serial turk.

“Së shpejti në ekranet shqiptare seriali Luizi i madhërishëm”, shkruhet në postimin që më pas është shpërndarë nga Luizi: “Vdiqa sidomos pjesa e dashurisë për Rremën”.