Gruaja shtatzënë kërkon në varreza emër për fëmijën e saj

Një grua shtatzënë kërkon në varreza emër për fëmijën e saj dhe kjo ka shkaktuar një debat në rrjetet sociale në SHBA.

Një numër i madh i përdoruesve të TikTok po diskutojnë videon e Hayley Hodge, e cila zbuloi se ajo dhe fëmijët e saj po vizitonin varrezat në kërkim të një emri të përshtatshëm për fëmijën e tyre të tretë.

“Varrezat janë vende ku mund të gjesh emrat më të bukur”, ka shkruar gruaja shtatzënë.

30-vjeçarja shihet duke ecur me fëmijët dhe bashkëshortin në varrezat Old Smithville në Karolinën e Veriut, teksa kalonte gurët e varreve me emrat e Ella, Winnie, Vienna…

Më pas amerikanja pyet ndjekësit e saj nëse kanë një të preferuar. Videoja ka mbledhur më shumë se 2.5 milionë shikime, me 3500 komente, ndaj duket qartë se sa vëmendje ka shkaktuar.

Gjithashtu mendimet e përdoruesve ndryshojnë. Disa besojnë se kjo është një mënyrë për t’i nderuar të ndjerët, ndërsa të tjerë pretendojnë se është pa shije dhe joetike.