“Ka pëlqim për Meritonin”/ Egla reagon pas deklaratës së Ilnisës dhe zbulon “ndjenjat” për moderatorin: Është shumë simpatik, por…

Aktorja Egla Ceno ka reaguar pas deklaratës së Ilnisa Agollit se ish-konkurrentja e “BBV” ka pëlqim për Meriton Mjekiqin.

Egla hodhi poshtë pretendimet e gazetares, duke treguar se ajo nuk ka pëlqim për moderatorin, megjithëse u shpreh se Meritoni është një djalë shumë i mirë dhe Ilnisa është shumë me fat që e ka në krah.

“Nuk e di se me çfarë syri është parë, por nuk ka shans. Është një djalë shumë simpatik, aty qoftë, për gruan që do e marri, por aty le të mbetet. Mendimi im është që është një djalë i bukur, simpatik, lum ajo që do e marri”, tha ajo.

Kujtojmë që Ilnisa dhe Meritoni u njohën dhe u dashuruan në shtëpinë e “BBV”, ndërsa diferenca në moshë nuk e pengoi dashurinë e tyre. Ndonëse familja e Meritonit është kundër lidhjes së moderatorit me Ilnisën, dyshja kanë treguar se dashuria e tyre do të triumfojë dhe asgjë s’do ta ndalojë atë.