“Urgjentisht, jo më gjoba!”/ Çfarë paralajmëron eksperti: T’i hiqet patenta…

Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho ka deklaruar se drejtuesit e rrezikshëm të makinave, duhet t’i hiqet patenta, pasi kjo gjë sipas tij, do të ulte ‘kamikazët’ në rrugë.

Eksperti propozoi të ashpërsohet ligji dhe në vend të gjobave të hiqet patenta, pasi vetëm kjo do të sillte ndërgjegjësim.

“Gjoba nuk të kthen mendjen për të mos bërë gabime. Urgjentisht Ministria e Brendshme bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, duhet ta heqë atë udhëzim.

Nuk mbushet arka e shtetit me gjoba. Duhen pakësuar drejtuesit kamikazë në rrugë, duke u hequr lejen e drejtimit. Këtë e kam bindje dhe do e them sa herë të kem mundësi.

Nëse nuk do kishim shkuar drejt kësaj gjëje, kushedi se sa patenta do ishin hequr. Mbase do ishin hequr diku te 1000 patenta nëse nuk do ishte ky ligji që duhet ta paguash dyfish gjobën”, tha eksperti.