“Sëmundja doli më e fortë”- Agron Llakaj reagon pas humbjes së bashkëshortes: Ishte shtylla e shtëpisë! Të bësh humor me thikën në zemër është…

Aktori i humorit Agron Llakaj ka reaguar për humbjen e bashkëshortes së tij Kostandina, e cila nuk ia doli të fitonte betejën e sëmundjen e rëndë, me të cilën luftoi për dy vite.

Llaka, teksa u shpreh njerëzve falendertime për mesazhet ngushëlluese, tha se Kostandina në këto dy vite kishte treguar se ishte jo vetëm shtylla e shtëpisë, por dhe njeriu me karakterin më të fortë.

Ai tregon se bashkëshortja e tij ishte motivi që të vazhdonte të bënte humor dhe pse kishte “thikë në zemër”.

“Pas gjithë kësaj beteje, ne e pranuam humbjen, sëmundja doli më e fortë. Ajo çka Konstandina la mbrapa unë shpresoj që fëmijët e mi ta trashëgojnë, dashurinë e madhe njerëzore, respektin”, shprehet ndër të tjera aktori i humorit.

Agron Llaka: Të dashur miq, në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje teë gjitha mesazheve drejtuar drejt meje dhe familjes me rastin e humbjes së jetës së njeriut tonë të shtrenjtë, Konstandinës sonë dhe Konstandinës time, unë po ju drejtohem më këtë videomesazh duke iu shprehur falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për çdo fjalë zemre drejtuar drejt nesh nga ju. Dihet mirë që edhe gëzimet dhe hidhërimet ndahen me njerëz, të njohur dhe të panjohur.

Moria e njerëzve në ditën e përcjelljes së Konstandinws dhe në ditët e pritjes, në një farë mënyre na bëri që për momentin ta kalonim disi më lehtë. Mali i dhimbjes që Konstandina la mbrapa nuk ka fjalë që mund ta shpreh sepse pesha është shumë e madhe, dhe pikërisht dhe për shkak të kësaj dhimbjeje po pranojmë vuajtjen.