Legjenda e muzikës italiane: Shtatzënia në moshën 56 vjeçare më ka rigjeneruar trupin dhe shpirtin

Gianna Nannini, legjenda e muzikës italiane, në një intervistë ka treguar perspektivën mbi moshën dhe lirinë personale.

Ndër të tjera, Nannini flitet për lidhjen e saj me trupin dhe përvojën e saj të rigjenerimit pas lindjes. Ajo ndan përvojën e saj personale të të qenit një nënë në moshën 56 vjeç, duke theksuar se kjo nuk ishte një udhëtim i lehtë, por që solli një transformim të madh për të.

Me siguri fiziku im, i cili krijoi jetë siç do thoshin ekspertët në një moshë të madhe, më ka rigjeneruar trupin, qelizat, sepse me sa duket një fëmijë në bark është po ashtu një grumbull qelizash të rigjeneruara. Ka qenë një priviliegj të kisha këtë lloj eksperience. Gratë diskriminohen për moshën…”, ka treguar ajo duke hedhur poshtë mitin se sa më shumë rritesh në moshë ke më pak aftësi mendore dhe fizike për të rritur një fëmijë./Living