Dy vite më parë u dhunua nga infermierët e azilit, humb jetën e moshuara në Kosovë

Ka ndërruar jetë e moshuara Minire Nura, gruaja e cila ishte rrahur nga infermierët kur ishte duke qëndruar në shtëpinë për të moshuarit “Orenda”.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Meshari Selimaj, i cili kishte qenë avokat i të ndjerës.

“Po mund të konfirmoj se ka ndërruar jetë”, tha ai duke mos dhënë më shumë detaje mbi shkaqet e vdekjes.

Rasti i Minire Nura ishte bërë publik pasi në media kishin qarkulluar pamjet ku infermierët e rrahin atë.

Qendra “Orenda” më pas ishte mbyllur nga organet përgjegjëse, ndërsa ndaj të dyshuarve nuk ka ende ndonjë vendim gjyqësor.