Ditë e trishtë! Ndahet nga jeta bashkëshortja e Tritan Kalos, mjeku: Pata fatin që…


Rozeta, bashkëshortja e mjekut Tritan Kalo është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë.

Mjeku ka shkruar disa fjalë zemre për bashkëshorten që u nda nga jeta pas betejës me kancerin.

“Pushoj së rrahuri zëmra e ROZETA KALOS…. E mira, e urta, zemërbardha, e qeshura e shumëjetëdashura Rozeta Kalo, nuk do të mundet më fizikisht të jetë pjesë e të përditshmes në Familjen Kalo Jr, POR përjetësisht do të jetë e pranishme në mendjet dhe në zemrat tona…..

Të tre yjet tona Besjana, Enkelejda dhe Genta Juna Kalo, patën mirësinë të rriteshin e edukoheshin nga një Nënë mjaft e dedikuar për familjen dhe për ecurinë mbrothësuese të saj….

Unë, Dr. Tritan Kalo, pata fatin të lidh jetën me një zemërbardhë, punëtore, familjedashëse, dijekërkuese dhe shpresësjedhëse si Rozeta Kalo (Qirjako)”, shkruan mjeku