Habit sërish Kim Kardashian! Ja çfarë mban në çantën 37 mijë dollarëshe

Kim Kardashian ka ndarë me fansat e saj në episodin e ri të “Keeping Up With Kardashians” se çfarë mban në mini çantën e saj me vlerë 37,000 dollarë.

Kim u pyet nga e ëma, Kris Jenner dhe Ryan Murphy se çfarë mund të mbajë ajo në atë çantë kaq të vogël në përmasa, por shumë të çmuar për sa i përket çmimit.

Mes të qeshurave Kim i është përgjigjur se në atë çantë mund të mbajë një buzëkuq ose një çamçakëz, por edhe pse nuk mund të mbajë shumë gjëra asaj i pëlqen.

“Më pëlqen çanta jote e vogël! Çfarë ka brenda? Balsam buzësh?”– e ka pyetur Murphy.

“Zakonisht mbaj ndonjë çamçakëz, një pudër dhe një buzëkuq”– përgjigjet Kim.

Kim Kardashia prej vitesh është kthyer një në ikonë mode, pasi ka ndikim të madh në jetën e shumë vajzave të reja në botë.