Përmbytje në Gjermani, shpallet gjendje e jashtëzakonshme..!

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, në zonën e Bavarisë dhe Baden-Württemberg është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Në Augsburg gjithashtu është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve ekstreme dhe rritjes së nivelit të ujit.

Banorëve në shtetet e Gjermanisë jugore u është kërkuar të jenë të kujdesshëm, madje disa prej tyre janë evakuuar, mes stuhive të vazhdueshme, transmeton albinfo.ch.

Mediat gjermane kanë raportuar se niveli i ujit pritet të vazhdojë të rritet ndjeshëm në orët në vijim, teksa pritet se Fischach dhe Langenneufnach do të preken veçanërisht.
Ndryshe, sipas të dhënave nga autoritetet, përmbytjet e tilla në Gjermani ndodhin vetëm çdo 50 deri në 100 vjet.