Aeroporti i Nurembergut e fut 83-vjeçaren në avion të gabuar, e moshuara arrin nga Gjermania në Shqipëri..!

Një pasagjere u fut në avionin e gabuar në aeroportin e Nurembergut. 83-vjeçarja e varur nga karrigia me rrota ka zbritur në Shqipëri.

„Shkaku ishte një zinxhir i pafat rrethanash“, raporton një zëdhënës i aeroportit për portalin „inFranken.de“


Ndodh vazhdimisht që pasagjerët të zbresin në destinacione ku nuk kishin ndërmend të udhëtonin. Zakonisht ekziston një ngatërrim emri: Bukuresht (Rumani) në vend të Budapestit (Hungari), Grenada (Karaibe) në vend të Granadës (Spanjë) ose Sidney (SHBA) në vend të Sydney (Australi) – të gjithë shembuj të vërtetë.

Një grua gjermane mori një herë vëmendjen e medias kur rezervoi një fluturim për në Bordeaux (Francë) në vend të Porto (Portugali) përmes telefonit – arsyeja e keqkuptimit ishte dialekti sakson i gruas.