Momente dramatike, ja si shembet pallati 3-katësh në Stamboll. Dy të plagosur rëndë, nën rrënoja njerëz të bllokuar

Momente dramatike janë filmuar nga kamerat, ku një pallat tre katësh në Stamboll është shembur, dhe mbetën të plagosur rëndë dy persona.

Ndërtesa u shemb në zonën e Kuçuk Çekmeçes dhe sipas mediave turke ka njerëz të bllokuar nën rrënoja. Në katin e parë të pallatit funksiononte një biznes, ndërsa në katet e sipërme banonin disa familje.


Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, policia dhe shpëtimtarët. Sipas mediave turke, nën rrënoja dëgjohen zëra. Arsyeja e shembjes mbetet e panjohur.