E rëndë në Bulqizë, 60-vjeçari ndërron jetë pas aksidentit në minierë

Një 60-vjeçar është dërguar në spital pa shenja jete ditën e sotme në Bulqizë.

Dyshohet se viktima është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë.

Sakaq, policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.