Ishte në BBV3 kur ajo ndërroi jetë, Egla Ceno bën postimin e ndjerë për Liljana Cingun: Do të të kujtoj gjithmonë

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP 3, Egla Ceno, ka bërë së fundmi një reagim të ndjerë për Liljana Cingun, e cila ndërroi jetë më 5 shkurt të këtij viti.

Egla ka qenë në BBV kur valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore ka ndërruar jetë, e ajo e ka marrë vesh vetëm së fundmi lajmin e trishtë.

Aktorja ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” dy fotografi ku shfaqet së bashku me Lilin, ndërsa bshkëngjitur ka shkruar edhe disa fjalë të ndjera:

“E dashur Lili, ka pak ditë që mora vesh për ty dhe dua të të them dy fjalë zemre: Ti ishe rreze dielli, ecje në majë të gishtave sikur nuk doje të ‘lëndoje’ tokën. I kam në mendje sytë e tu plot jetë dhe ashtu do të kujtoj gjithmonë. Shpirti yt në dritë Diva Shqiptare! #lilianacingu”, shkruan Egla.