“ÇMENDET” turisti në mes të autostradës, shfaqet totalisht n*do në biçikletë

Banorët vendas të Lanzarote (Spanjë) janë zemëruar pasi panë një turist duke ecur me biçikletë nudo.

Burri në pamje duket një person i moshës mesatare, duke pedaluar biçikletën e tij rreth orës 6 të mëngjesit të kësaj së shtune.

Burri në video po ecte afër një karburanti ndërkohë që një grua në një makinë pas tij e ka filmuar dhe ka publikuar pamjet.

Videoja është bërë virale dhe ka marrë komente të shumta. Ky njeri ka acaruar vendasit e Lanzarotes pasi këta të fundit kishin organizuar një protestë që kishte të bënte me pushuesit të cilët prishin qetësinë publike.

“Kur ti mendon se i ke parë të gjitha dhe më pas shikon këtë” ka thënë gruaja ndërkohë që filmonte turistin në biçikletë nudo. Burri i paindentifikuar duket në video se ka veshur vetëm një kapele dhe ka në mes të belit një çantë për të vendosur sendet e tij.