Teologu Neki Kaloshi e konsideron legjislacionin islam si “absolutisht hyjnor” dhe “në perfeksionin e tij”. Sipas teologut, kriteret e islamit përcaktojnë qartazi institucionin e martesës dhe parakushtet që duhet të plotësohen. Ai thotë se sipas dispozitave, një numër shumë i madh nuk plotësojnë kriteret për të pasur një bashkëshorte.
Neki Kaloshi: Në kuptimin e dimensionimit të aktit martesor ose të kurorëzimit që do të thosha që një numër shumë i madh nuk plotësojnë kriteret sipas islamit për të pasur një bashkëshorte.
Blendi Fezviu: I le pa martuar.
Neki Kaloshi: Nëse do t’i referohemi në mënyrë të përpiktë legjislacionit islam, legjislacioni islam njeh 5 dispozita.
Blendi Fezviu: Po, m’i thuaj një çikë çfarë do të thotë?
Neki Kaloshi: Dispozita që të martohet me 1, 2,3,4 bashkëshorte dhe i ndalohet me një. Edhe ndalesa me një është pjesë e këtyre kritereve.
Blendi Fezviu: Pra në bazë të islamit mund të martohesh me 4 gra ose të të ndalohet të martohesh me një të vetme. Po pse ndalohet?
Neki Kaloshi: Sepse koncepti i lejueshmërisë dhe abuzimi me këtë koncept, me lejueshmërinë është abuzimi më i madh që ndodh dhe kur themi lejohet pas fjalës po lejohet ka një sërë rregullash dhe normash që e fusin në kornizën se çka lejohet. Tani vijmë tek…
Blendi Fezviu: Pse s’lejohet, çfarë bën njeriu që mos ta lënë të martohet?
Neki Kaloshi: Në konceptin islam, për të kaluar nga statusi i vajzërisë te statusi i bashkëshortes është një moment shumë i rëndësishëm në islam që këtu fatkeqësisht edhe ligjet në fuqi, mjafton që shkon te gjendja civile, ke dëshmitarë, s’ke, bëhen ata dëshmitarë edhe pa të njohur, pra merret aq me lehtësi sikur është një ngjarje e rëndomtë. Në konceptin islam por edhe të traditës së hershme mbi këtë bazë ka qenë institucioni i ceremonisë së dasmës që sot e ka humbur atë efektin, koncepti i beqarisë. Sot të rinjtë e kanë konsumuar para se të vijë ty.
Blendi Fezviu: Po u martove 35 vjeç, deri 35 vjeç të presësh?
Neki Kaloshi: Procedura në islam është shumë rigoroze që do të thotë që një djalë sipas normave islame parakushtet e martesës është që të kalojë nëpërmjet pëlqimit të prindit sepse vajza ka një shenjtëri, është vajza e dikujt dhe kjo vajzë që është e dikujt, e prindërve dhe këta prindër që janë kujdesur, e kanë edukuar për 18 vjet dhe ditën që mbush 18 vjet thotë nuk ju njoh ju, më falni për shprehjen.
Blendi Fezviu: Ka mendimin e vet se kjo është, ai shkon te prindi, prindi thotë po, ta jap ty se je familje e mirë, ai mund të jetë…
Neki Kaloshi: Nëse flasim për realitetin është për t’i ngushëlluar shumicën e prindërve./tvklan.al