Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas tërmetit të fuqishme që goditi perëndimin e Japonisë ku mbetën të vdekur të paktën 55 persona.
Haradinaj ka shprehur shqetësim për fatkeqësinë që ka goditur shtetin mik dhe aleat.
“Me shqetësim e mora lajmin për tërmetin 7.6 ballësh që ka goditur shtetin mik dhe aleat të Japonisë. Mbes me shpresë që fatkeqësia e ndodhur të kalojë me sa më pak dëme. Mendja jonë është me popullin dhe shtetin japonez!”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Autoritetet në Japoni më 2 janar u bënë thirrje njerëzve në disa zona që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut se vendi mund të goditet nga tërmete të tjera të fuqishme.