Studimi hedh poshtë atë që kemi menduar gjithmonë; gratë janë më të zonjat gjatë ciklit!

Vajzat dhe gratë gjatë ciklit janë më të zonja se zakonisht. Edhe pse në këto ditë ato ndjehen më keq se në çdo kohë tjetër, një studim i fundit zbuloi se saktësia dhe vëmendja e tyre ndaj detajeve është më e madhe se zakonisht.

Gratë dhe vajzat me cikël që morën pjesë në studim, iu nënshtruan disa testeve. Në përfundim u zbulua se ky grup kishte performancën më të mirë, duke dhënë shpejt përgjigje për pyetjet e shtruara.

Ato ishin më të vëmendshme dhe më pak të gabueshme. Ky ishte përfundimi edhe pse pjesëmarrëset thanë se ndjeheshin keq, të lodhura dhe pa humor dhe besonin se kjo gjendje shëndetësore do të ndikonte negativisht në performancën e tyre.

Dr Flaminia Ronca, autorja kryesore e studimit, nga UCL Division of Surgery and Interventional Science dhe ISEH, tha se gjetja ishte befasuese.

“Ky studim është befasues për vetë faktin se jo vetëm vajzat dhe gratë, por edhe shoqëria në përgjithësi, mendon se ato në periudhën e ciklit kanë perfomancë më të dobët në punë.”