“Mbaroj!” – Jul Deda bën dedikimin e ëmbël për bashkëshorten e tij, ja çfarë shkruan aktori

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Julian Deda, nëpërmjet një postimi në Instagram ka ndarë një foto me bashkëshorten e tij.

Ndërkohë që gjenden në Spanjë me pushime, Juli krahas këtij postimi shkruan: “Mbaroj për këtë gocën me celular”, teksa krah tij gjendet bashkëshortja e tij pa mendje dhe me celularin në dorë.

Këtë postim aktori e ka shoqëruar me këngën e Metallica “Nothing Else Matters”.