“Askush nuk duhet të komentojë trupin e një gruaje”, Lady Gaga përgënjeshtron zërat se është shtatzënë

Këngëtarja Lady Gaga, ka mohuar thashethemet se është shtatzënë me disa fjalë nga teksti i këngës së yllit Taylor Swift.

Taylor Swift duke kënduar live këngën “Down Bed”:

“Nuk jam shtatzënë, vetëm po qaj në palestër”, ka shkruar Gaga pasi ndau një video në rrjetin social TikTok, duke iu referuar tekstit të këngës së Swiftit, “Down Bad”.

Përveç kësaj ajo iu tha adhuruesve të saj të regjistrohen për të votuar.

Kolegia e Gagas, Swift, i doli në mbrojtje këngëtares, duke thënë se askush nuk duhet të komentojë trupin e një gruaje.

“A pajtohemi të gjithë se është sjellje e keqe të komentohet trupi i një gruaje. Gaga nuk ka nevojë t’i japë askujt shpjegime e madje as grave të tjera”, është cituar të ketë thënë Swift, raporton The Hollywood reporter.