Ardit Gjebrea festoi 61-vjetorin e lindjes.
Arditi është një prej moderatorëve më të njohur e më të dashur për publikun shqiptar, i cili për vite me radhë i ka ‘mbërthyer’ shikuesit përpara ekranit me emisionet e tij.
Ai ka ndarë në Instastory disa video ku shihet se feston me stafin dhe njerëzit e tij të afërt. Gjebrea ka lindur më 7 qershor të vitit 1963 dhe sot ka mbushur plot 61 vjeç por duket se është shembulli konkret i shprehjes se “mosha është thjesht një numër”.