Familjarët e Meritonit s’pranojnë lidhjen, prapaskenat e “takimit” të Ilnisës me nënën e moderatorit në finalen e BBV-së! Pavarësisht kundërshtive, çifti jetojnë dashurinë në Tiranë

Gazetarja Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, të cilët u njohën e u dashuruan në shtëpinë e BBV3, po shijojnë romancën e tyre dhe pas reality shoë, duke postuar shpesh e lidhjen e tyre në rrjete sociale.

Së fundmi ish-banorja, ka postuar në InstaStory një foto me partnerin e saj, teksa kalojnë momente romantike në makinë. Të kapur dorë për dorë janë pamjet e servirura nga çifti i shumë folur i këtij sezoni.

“Sheqeri” nuk mjaftonte me tregimin e dashurisë, por gjithashtu çifti është shprehur për plane të së ardhmes, që përfshijnë dhe ndonjë bebe së bashku.

Por teksa dyshja po konsolidohet në një lidhje të fortë e të kuptimtë, sa e përqafojnë këtë romancë familjarët e tyre?

Nëse të afërmit e Ilnisës janë shumë të hapur ndaj marrëdhënies së tyre, ndryshe duket të jetë situata për familjen e Meritonit.

Vëllai i Meritoni, Rinori, takoi Ilnisën në vizitën që i bënë moderatorit në shtëpi, ndërsa i ati i ish-banorit u shpreh në një intervistë për emisionin “Cherry on Top” se lidhjen e shohin në kuadër të lojës.

Ama familja e Ilnisës e ka pranuar romancën e tyre. Vetë gazetarja e ka pohuar një gjë të tillë në emisionin “Ëake up” duke u shprehur: “Familja ime e përqafon shumë këtë raport dhe e shohin shumë të ërgjegjshëm, siç dhe ai është. Jam shumë e lumtur. Kisha disa pikëpyetje për familjen, por tani… Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Agnesën, motrën e Meritonit. Me Rinorin flas, dje i dërgova një mesazh në fakt… Nuk do të lëshohesha kurrë në krahët e dikujt nëse do ta analizoja thellë. Ti nuk mendon për të tjerët, nuk mendon se çfarë do të thonë të tjerët. Edhe kur ndodhi nuk e mendova. Aty fshihet çdo gjë, ti nuk mendon më për të tjerët”– u shpreh ajo.

Ndërkohë nga një kontroll i vogël në rrjetet sociale, u vu re se vetëm Agnesa, motra e Meritonit ishte ajo që ndiqte gazetaren, ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes Mjekiqi jo.

Nga ana tjetër, edhe Ilnisa nuk i ndjek ata, duke zbuluar se raporti nuk është edhe aq i qëndrueshëm, si gazetarja ka bërë me dije në intervistat e saj. Në natën finale të “Big Brother”, Meritoni u surprizua nga nëna e tij, e cila e bëri surprizën në studio, pasi ai ishte eliminuar. Pas takimit të tyre, të dy u larguan së bashku nga skena. Por ajo që nuk mund t’i shpëtonte fansave, ishte momenti kur Meritoni i kërkoi të ëmës me zë të ulët që t’i fliste Ilnisës.

Pasi u kthye nga rruga, nëna e moderatorit, ka shkuar të takojë partneren e djalit të saj, në një skenë që u fokusua nga kamerat. Dhe duket se ky ka qenë takimi i parë dhe i fundit mes dy zonjave, ndonëse Ilnisa në daljet e saj publike ka bërë me dije se i ka takuar familjarët e Meritonit. Kur ishte pjesë e lojës, Meritoni mori edhe një mesazh emocionues prej vëllait të tij, Rinorit, e teksa ky i fundit ka përmendur Ilnisën në mesazh duke u shprehur se ajo është shumë mirë, Meritoni nuk mundi t’i mbante dot më lotët.

Në mesazhin e tij shkruhej: “Jeta ime, ti je personifikimi i ‘BBV3’. Na ke bërë të mos flemë për 100 ditë. Zgjohemi me ty, flemë me ty, ti je sinonimi i durimit dhe durimi është vlera e shtuar për çdo njeri. Vazhdo fort jemi të gjithë me ty, po presim që ti të jesh fitues. Si gjithmonë ke treguar që je fitues në çdo gjë që ti ke bërë. Të gjithë janë mirë, mami, babi, daja, Ilnisa, je vëllai më i mirë në botë…”.

Por tani që loja ka përfunduar, Rinori duket se nuk ka asnjë raport me partneren e vëllait të tij, duke preferuar që të lërë gjithçka pezull. Nga ana tjetër, çifti nuk është parë së bashku në Prishtinë. Nga ana tjetër, të shpeshta kanë qenë daljet e tyre në Tiranë. Ashtu si dhe vetë ata u shprehën në Post “Big Brother”, kryesisht do të jetojnë në Tiranë, ku të dy do të angazhohen me karrierat e tyre, tanimë si çift.

Së fundmi Ilnisa ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ndër të tjera ka folur për marrëdhënien e saj me moderatorin. Ilnisa tha se vajza e saj, Anais e do shumë Meritonin, duke treguar ajo është shumë e lumtur për mamin e saj.

“Unë jam shumë me fat që Anaisi është një fëmijë ka që lirë dhe kaq tolerant që ka ngjyra. Gjëja e fundit që mua do të shkojë në mend është që Anaisi të më pyesin për mënyrën sesi jetohet, gjë që se ka bërë kurrë. Jam shumë e lumtur që Zoti ma dha mua këtë fëmijë. Ka një aftësi që ky fëmija im që mua më bën shumë të lumtur dhe jam falënderuese sa herë që i shoh. Kur dola ditën e parë fjeta vetëm, sepse nuk mund ta zgjoja se ishte te mami, vjen të nesërmen dhe më bën një surprizë që vdiqa fare me lotët që i binin. Kur shkuam të fle më tha “shiko unë po kthej kurrizin dhe nëse të merr malli për Mertionin, mund të më përqafosh’. Unë u preva, mbeta dhe bota nuk m’u rrotullua për një moment. E do Meritonin”- tha Ilnisa.

Mbetet për t’u parë sesi do të jetë kjo verë për çiftin, që me gjasa do të kenë edhe disa ditë arratisje të vetëm për të shijuar historinë e tyre të dashurisë. Nga ana tjetër të gjithë ndjekësit janë shumë kuriozë, për të parë Ilnisën në familjen e moderatorit.