Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rendë, një javë më parë u ndarë nga jeta bashkëshortja e mjekut të njohur, Tritan Kalo.
Ditën e sotme ajo u përcoll në banesën e fundit nga familjarët, ndërsa mjeku Tritan Kalo ka shkruar disa rreshta të ndjera për të.
“E kish lënë amanet të përcillej me rrobat me të cilat festuam ditëlindjen e 25-të të yllit tonë të vogël Genta Juna Kalo si dhe të prehej shumë pranë varrit të Ardit. Ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin.
Amaneti yt u vu në vend. Mbi arkëmort do vendosen edhe 72 trëndafila të kuq, rozë dhe të bardhë, sikundër kurdoherë ti i pëlqeje, dhe numri përkon me atë çka ti shpreheshe dhe dëshiroje kur u sëmure:
“Të paktën të mbush 72 vite, para se të ndahem nga kjo jetë”, shkruan mjeku.