I ftuar në “Pardon My French” ka qenë Robert Berisha nëpërmjet një lidhjeje Skype. Këngëtari dhe moderatori ka zbuluar më shumë detaje rreth karrierës dhe projekteve të reja muzikore që pritet të sjellë së shpejti por gjithashtu është ndalur edhe tek fenomeni i Big Brother VIP.
Prej javës së parë kanë marrë shumë vëmendje komentet e ish-bashkëshortit të Ledjonës në rrjete sociale, i cili është shprehur se Ledjona nuk e lejon ta takojë vajzën e tyre dhe se ka gënjyer se kanë komunikim dhe marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Ndërkohë që Roberti dhe Nora kanë një shembull shumë të mirë komunikimi për të rritur fëmijë të lumtur edhe pas divorcit. Në lidhje me këtë temë goxha delikate mesazhi i këngëtarit ka qenë:
“Është mjaft delikate dhe këto gjërat duhen menduar para divorcit. Ne jemi ndarë në mënyrë shumë të qetë edhe po mos të kishte qenë vajza fare ato 14-15 vite nuk humben. Më duket se jemi i vetmi popull ne shqiptarët që pas divorcit jo vetëm që nuk flasin burri dhe gruaja por as komshiu me komshiun.
Bëhet shumë e madhe, një inat pa lidhje. Raportet janë shumë të mira dhe gjithmonë ashtu do të jenë. Edhe po mos të kishte qenë Rene, ajo do të jetë një mike dhe një shoqe e imja gjithë jetën. “