“Vëllain e vogël e kam në Tiranë” Rama i shmanget pytjes për Kurtin, nuk e sheh më si “vëlla të vogël”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar sot për vizitë në Prishtinë. Ai ishte i ftuar nga LDK në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”.

Përveç kësaj, Rama u prit në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani por edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, por një takim të tillë nuk e realizoi me homologun e tij, Albin Kurti.

As në agjendën e Ramës por as në të Kurtit, sot nuk figuronte ndonjë takim mes palëve. Si rrjedhojë, duket që përplasja mes tyre është thelluar, shkruan Insajderi.

I pyetur në një konferencë se a do të takohet me “Vëllain e vogel” duke iu referuar kryeministrit Albin Kurtit. Rama thotë se vëllain e vogël e ka në Tiranë.

“Vëllain e vogël e kam në Tiranë, është kryetar i Klubit Partizani. Me bëtë pyetjen me shpresën që do të me fusni në kurth, por jam mësuar më këto”, tha Rama.

Rama ka konfirmuar se nuk do të ketë mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, asaj që e drejton ai dhe ajo që drejtohet nga Albin Kurti.