E rëndë , 59-vjeçari i jep fund jetës, konsumon sasi të madhe medikamentesh

Një 59-vjeçar nga Koça i ka dhënë fund jetë duke konsumuar një sasi të madhe medikamentesh.
Kanë qenë familjarët ata që e kanë pikasur dhe e kanë transportuar në spital, por për fat të keq burri nuk ka mundur të mbijetojë.

“Pasditen e sotme, në lagjen nr. 2, Korçë, në banesë, shtetasi P. C., 59 vjeç, nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore.

Ky shtetas u transportua për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë”, sqaron policia.