Besimtarët nga e mbarë bota janë mbledhur në atë që njihet si ‘Kodra e Mëshirës’ për të kaluar një dite intensive me adhurime dhe reflektim. Mali i Arafatit konsiderohet i shenjtë nga besimtarët myslimanë, pasi në të besohet se Profeti Muhamed ka mbajtur fjalimin e fundit, që njihet si hutbja e lamtumirës. Gjatë hutbes së tij 1 435 vite më parë, profeti i fundit u bëri thirrje myslimanëve për unitet dhe barazi.
Haxhi konsiderohet si një ndër 5 shtyllat e besimit Islam, dhe çdo besimtar e ka detyrim që ta kryejë një herë në jetë nëse plotësohen kushtet fizike dhe financiare.
Mes numrit të madh të besimtarëve, nuk munguan as shqiptarët që shkuan për të kryer ritualet e haxhit. Ditën e nesërme myslimanët festojnë Kurban Bajramin.