Sot Kurban Bajrami, besimtarët falin namazin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, një nga 2 festat më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve. Mijëra besimtarë u mblodhën sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Falja nisi në orën 06:00.

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu, teksa uroi besimtarët, theksoi se shpresonte që kjo ditë të shërbejë si një ditë reflektimi për më shumë dashuri me njëri-tjetrin.

Festa e Kurban Bajramit është të përkujtojë devocionin e Profetit Ibrahim ndaj Allahut dhe gatishmërinë e për të sakrifikuar djalin e tij, Ismailin. Besimtarët mendojnë se në pikën e flijimit, Zoti zëvendësoi Ismailin, (djalin e profetit Ibrahim) me një dash, i cili do të therej në vend të tij.

Ky urdhër nga Zoti ishte një provë e gatishmërisë dhe përkushtimit të Profetit Ibrahim për t’iu bindur urdhrit të Zotit të tij, pa diskutim. Prandaj, Kurban Bajrami do të thotë festa e sakrificës.