E rëndë/ Nxirret trupi i pajetë i 30-vjeçares nga ujërat e liqenit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kukës, ku sipas informacioneve të policisë, është nxjerrë një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Kukësit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.

Dyshohet se viktima është një grua rreth 30-vjeçe.

Sipas uniformave blu, trupi është pikasur nga një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit.