Kryeministri Edi Rama i është bashkuar sot nismës për të dhuruar gjak, ku ka zbuluar se ka grup gjaku 0 negativ.
“E kemi traditë që nga bashkia, dhurojmë çdo vit. Ndihmë jetike për ata që kanë nevojë dhe ripërtëritëse për ata që e japin.
Dhuratë ripërtëritëse. Me dhënien e gjakut organizmi fiton energji të re dhe shtyhet plakja”, tha Rama.