Biznesmeni Erolld Belegu tregon prapaskenat e festës surprizë për Diola Dostin: Është ndërruar tre herë atë natë se s’dinte ç’të vishte

Disa ditë më parë, nutricionistja Diola Dosti, mori titullin “Doktor”. Lajmi i bukur u nda nga partneri i saj, Erolld Belegu, në një postim me shumë nota krenarie në rrjetet sociale. Por festa e vërtetë e priste nutricionisten më vonë.

Nga postimet në rrjetet sociale, u kuptua se Erolldi kishte organizuar një festë surprizë, për të gëzuar të gjithë së bashku në këtë ditë të veçantë. I ftuar në “Moment” në RTV Dukagjini, Erolldi tregon prapaskenat për të organizuar festën surprizë.

Erolld Belegu: “Ia bëra kështu si surprizë, më së pari në shtëpi na prisnin vajzat që s’e dinte fare që do të vinin. Pastaj i mblodhëm aty disa miq shpejt, sa kemi mundur të mbledhim, ka qenë një festë surprizë.