“Të pafsha nuse”, urimi rrëqethës i Dëfrim Methasanit për ditëlindjen e së bijës, Luna

Dëfrim Methasani ka uruar vajzën e tij Lunën për datëlindje. Dita e veçantë është shoqëruar me një urim të tillë.

Vajza e gazetarit sportiv e ka shpërndarë përmes rrjeteve sociale. Dëfrimi po udhëtonte për në Dyseldorf, ku do të ndjekë ndeshjen Shqipëri – Spanjë, dhe teksa shkruan i tregon Lunës që e ka para syve që shkëlqejnë si goli i Qazim Laçit.

Kujtojmë se Methasani e ndoqi në stadium ndeshjen historike Kroaci – Shqipëri(2-2). Ishte pikërisht Laçi që shënoi golin e parë të sfidës.