Tre të zhdukur nga përmbytjet në Zvicër

Reshjet e shiut në kantonin zviceran të Valais kanë shkaktuar përmbytje të rënda.


Si shkak kanë mbetur të izoluar banorët në destinacionin turistike të Zermatt.

Reshjet e vazhdueshme dhe bora e shkrirë kanë çuar në përmbytje të konsiderueshme në kantonin zviceran të Valais.

Tre persona janë zhdukur pasi përmbytjet përfshiu qytetin juglindor zviceran, Misox në luginën alpine të Graubunden.