35-vjeçari Jetnor Zhaboli ka deklaruar se mbante të mbyllur në banesë prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijët e mitur, 5 dhe 9 vjeç, për t’i pasur ata nën kontroll.
Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se Zhabolli i mbyllte në banesë prej muajsh, të cilën e kishte ‘blinduar’ me kamera sigurie në çdo dhomë, madje dhe tualet, e po ashtu përdorte bllokues valësh në mënyrë që të mos përdornin telefonat.
Në momentin që policia ka shkuar në banesën e tij, dëgjoheshin vetëm zëra nga brenda shtëpisë, por askush nuk mund të dilte.
Ndërkohë, ka qenë vetë 35-vjeçari, me origjinë nga Burreli, ai që ka hapur derën.
Ky i fundit, me profesion ekonomist, tashmë është arrestuar dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.