I dedikoi fitoren, Dijonis Biba publikon foto nga varri i nënës

Dijonis Biba u shpall fitues i edicionit të parë të “Ferma VIP”.

Gjatë intervistave të zhvilluara prej tij pas daljes nga ferma, ai u shpreh se këtë fitore ia ka dedikuar nënës së tij të ndjerë e cila është ndarë nga jeta dy vite më parë.

Sakaq, Dijonisi ka ndarë së fundmi një fotografi në rrjete sociale që i ka prekur të gjithë. Teksa ka vizituar banesën e fundit të së ndjerës, ai shfaqet përbri varrit të saj.

Gjithashtu Dijonis Biba e ka përjetësuar nënën e tij në trup, duke i dedikuar një tatuazh portretit të saj në kraharor.