Treni del nga shinat, të paktën 20 të plagosur

Njëzet persona u plagosën pasi një tren që transportonte më shumë se 200 pasagjerë doli nga shinat.

Ngjarja është raportuar në Rusi. Sipas mediave të huaja treni i pasagjerëve udhëtonte nga qyteti Vorkuta, në veri të Rrethit Arktik, në portin e Novorossiysk, në Detin e Zi.

Treni doli nga shinat pranë qytetit Inda në Republikën e Komit, një rajon me popullsi të rrallë dhe shumë të ftohtë.

Kompania kombëtare hekurudhore, tha se se sipas informacioneve dyshohet se shkaku i daljes nga shinat ishte “përfshirja nga uji pas shirave të dendur”.