E padëgjuar më parë! Arrestohet MINISTRJA pasi i bëri MAGJI të zezë me arrë kokosi PRESIDENTIT

Një nga politikanet më me ndikim në Maldive është arrestuar për “kryerjen e një magjie të zezë” ndaj presidentit të vendit.

Fathimath Shamnaz Ali Saleem, ministrja për Mjedisin, Ndryshimet Klimatike dhe Energjinë, u arrestua të dielën së bashku me dy persona të tjerë në kryeqytetin Male.

Mediet e huaja shkruajnë se ajo kreu një ritual magjik kundër liderit të republikës Mohamed Muizzu, i cili mori postin në nëntor 2023.

Ministrja tashmë është lënë në paraburgim për një javë në pritje të hetimeve.

Mësohet se oficerët bastisën shtëpinë e Shamnazit dhe konfiskuan sende që sipas burimeve mund të ishin përdorur për një ritual, shkruan Metro.co.uk.

Kokosi përdoret shpesh në rituale dhe mbishkruhen me magji.

Pozicioni ministror i Shamnaz është një nga më të rëndësishmit në kabinet, pasi Maldivet janë në vijën e parë të katastrofës klimatike.

Magjia e zezë, e njohur si ‘fandita’ ose ‘sihuru’, është një besim i përhapur në Maldive, pavarësisht se konsiderohet një vepër e rëndë sipas ligjit islamik.