Uragani “Beryl” pritet të godet direkt Xhamajkën sonte me erëra deri në 240km/h!!

Xhamajka shteti ishullor i Karaibeve po përgaditet për më të keqën sot dhe sonte ngase një uragan jashtëzakonisht i fuqishëm, i kategorisë 4 me erëra jashtëzakonisht të fuqishme deri në 240km/h është nisur direkt në drejtim të territorin të Xhamajkës.

Uragani i kategorisë 4 i emërurar Beryl pritet të shkaktojë dëme katastrofike në këtë shtet ishullor të Karaibeve, ndërsa parashihen edhe viktima njerëzore.

Pas Xhamajkës Uragani pritet të dobësohet pak megjithatë mbetet një stuhi shumë e fuqishme dhe potencialisht vdekjeprurëse dhe pritet të niset në drejtim të Meksikës, duke goditur edhe territorin meksikan si uragan i kategorisë 2.

Xhamajka mbetet nën kërcënimin kryesor të Uraganit të kategorisë 4, ngase pritet të goditet direkt nga bërthama uraganike.

Sezona e uraganëve ka filluar dhe ky është uragani i parë i cili po pritet të jetë mjaft destruktiv. Kulminacioni i sezonës së uraganëve është gjatë muajit Gusht e sidomos Shtator e Tetor ku shumë uraganë destruktiv arrijnë tokën e Shteteve të Bashkuara të Amerikes./MeteoBallkan