“Si baba i ardhshëm”, Çfarë po na paralajmëron DJ PM me intervistën te Mami Evita?

Në podcastin e radhës të Evi Reçit, përveç partnerit të saj Kledi Hysa u pa edhe një personazh tjetër. Ai është Dj PM dhe së bashku me Kledin iu përgjigjën pyetjeve “me spec” për të ardhmen si baballarë.

Ndërkohë pak ditë më parë Sarah Berisha tregoi se është gati për një bebe.

“Në fillim kemi më shumë qejf një bebe, pastaj dasma. Nuk ka një moshë ideale. Unë e dua shumë një bebe në këtë moment, mendoj se jam gati. Nëse një fëmijë do vijë e mirëpresim. Por nga vrulli i jetës stepemi dhe janë shumë pikëpyetje që i bën vetes. Mendoj ‘si do jetë jeta ime kur të bëhem nënë?’ Një frikë tjetër është që ke një përgjegjësi shumë të madhe. Ndonjëherë ndihem pak fajtore sepse duket sikur e kam shtyrë unë…”, tha Sara.

Dhe pak ditë më vonë kemi këtë intervistë të të dashurit të saj.

Hmmm mos ndoshta çifti po na paralajmëron diçka të bukur në horizont?