Kjo është gruaja që u gjet pa shenja jete në banesën e saj në Lipjan, kishte ardhur për pushime nga Gjermania

Një rast i rëndë ka ndodhur të martën në familje, në Lipjan. Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në këtë qytet, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali e ndjera është: Hyrije Bajrami, e cila jetonte në Gjermani, por kishte ardhur së bashku me familjen e saj për pushime në Kosovë.

Rastin e vdekjes e ka konfirmuar edhe Policia.“Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare”.Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.